
Mësuesja e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Refiqe Hamiti, e cila kërkoi nga Kryetari i SBASHK-ut t’i kthej mësuesit nëpër shkolla del të jetë militante e VV-së. Hamiti në disa postime të publikuara në rrjetin social, Facebook, e quan Kryeministrin Kurti burrështetas, ndërsa, për Jasharajn thotë se “s’është normal”, shkruan Insajderi.
Në disa nga postimet e mësueses Hamiti, vihet re se ajo e thur elozhe për kryeministrin Kurti, derisa për kryetarin e Sindikatës së mësimdhënësve kishte shkruar se “nuk është normal”.
Mësimdhënësja që doli të jetë fanse e Kurtit, këtë të fundit e quan burrështetas.
“Këtij burrështetasi, Kryeministri jonë, zgjatja dorën dhe jepja hakun” – ka shkruar ajo në Facebook, me ç’rast kishte shpërndarë një lajm, kur Kurti nuk e kishte përshëndetur Vuçiqin.
Derisa, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, sipër fotografisë së Rrahman Jasharajt, ajo shkroi: “Unë kaherë kam menduar që ky njeri nuk është normal”.
Hamiti tutje shkroi se me këtë grevë, Jasharaj i ka dhënë fund karrierës së tij.
Çka i tha mësuesja, militante e VV, sot Jasharajt?
Ajo ka kërkuar që Jasharaj të tregohet më ‘patriot’ dhe t’i kthejë mësuesit nëpër shkolla.
Mes tjerash ajo i tha Jasharajt që “Hiç nuk të kam në qejf” por që po kërkon nga ai t’ua kthejë siç u shpreh ajo dinjitetin.
“Unë jam mësuesja Refiqe Hamiti, me përvojë pune 30 vjet në arsim. Kam kalu sfida të ndryshme. Atë çka po du me thënë po e them me tri konceptime, në qoftë se ke humbur para ke humbur pak, në qoftë se ke humbur shëndetin ke humbur shumë, në qoftë se ke humb dritën, arsimimin e një gjenerate ke humbur të gjitha. Ne me këtë 1 shtatorin jemi duke humbur dritën dhe arsimin e gjeneratës të cilën ne jemi të dedikuar, të punësuar, të thirrur me mbajë mësimin. Po ju dëgjojmë edhe pse unë vet kam qenë kundër kësaj greve dhe pse unë më vjen keq që më duhet me shpreh por po du me ta shprehë në prezencë, hiç nuk të kam qejf por po të respektojë. Po ta respektojë moshën, dinjitetin, dhe kam ngritë zërin për njollosjen kombëtare që tu ka bërë”, tha mësuesja.
Nga fjalimi plotë emocion ajo e ka ngatërruar edhe profesionin e saj, teksa tregonte se si e ka mbrojtur Jasharajn derisa i njëjti linçohej nga pushteti.
“Jam e vetmja gazetare (mësuesja) në mënyrë shumë direkte në të gjitha mediat botërore duke filluar nga Neë York Time tek institucioni për luftë dhe paqe në Ballkan që ta kam mbrojte dinjitetin. Të lutem kryetar i Sindikatës së Kosovës mbrona edhe ti sot identitetin sepse jemi duke humbur shumë. Jemi duke e humbë njerëzoren. Kurgjo spo të kërkojë më shumë. Vec jemi duke e humbur njerëzoren. Sepse, ju është e pamundur me ju shti në një tavolinë, në një dhomë dhe me gjetë nëj dialog të mirëfilltë për me ardhe në një përfundim të mirëfilltë. Nuk ka shanse unë jam duke iu përcjell që 20 vjet. Nuk ka shanse, sepse të dy palët keni inate. Keni thënë në media po shkojmë po e pyesim anëtarësinë, shumë u gëzova kur e mora vesh që jeni ardhë. në qoftë se me pyet a po don me u kthy në mësim unë jam ajo që do të them po”, tha ajo.
/GazetaInsajderi