Insajderi
Lajme

“Metoda të Radojiçiqit”, Mehani reagon për grumbullimin e qytetarëve dhe traktorëve në rrugët e Skënderajt

Insajderi
16 May 2026 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Metoda të Radojiçiqit”, Mehani reagon për grumbullimin e qytetarëve dhe traktorëve në rrugët e Skënderajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar lidhur me grumbullimin e qytetarëve dje dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Mehani krahasoi ngjarjen me trazirat në veri dhe tha se Lushtaku po mundohet t’i imitojë metodat e Milan Radoiçiqit.

“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera? Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.

Mehani dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sulmin ndaj tij e ka bërë Lushtaku. Këtë pretendim e ka mohuar vetë Lushtaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark