×
  • Lajme
  • Lajme

    Meucci: Barazia gjinore mbetet sfidë për Kosovën

    Insajderi
    08 March 2016 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, ka thënë se kjo ditë duhet të shpërbëje si përkujtim i asaj se barazia gjinore mbetet sfidë e rëndësishme mbarë-botërore, përfshirë edhe Kosovën.

    Meucci ka thënë se do të zotohet që synimi i OKB-së për barazi gjinore në të gjithë globin të jetësohet edhe në Kosovë.

    “Jam i kënaqur që Kosova e ka miratuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve dhe politikave me qëllim të sigurimit të barazisë gjinore. Vitin e kaluar, autoritetet kosovare e kanë miratuar Ligjin e ri për Barazinë Gjinore.  Ai e ka një qëllim ambicioz, që ta arrijë nivelin prej 50% të përfaqësimit të secilës gjini në institucionet publike, duke i përfshirë pozitat vendim-marrëse si dhe në sektorët të cilët tradicionalisht ka qenë të dominuar nga meshkujt”, thuhet në komunikatë.

    Ai pohon se i bashkohet betejës së të gjitha grave në mbarë botën për të drejta të barabarta të gruas dhe për barazi gjinore.

    “Unë vazhdoj të jem një përkrahës i fuqishëm i të gjitha femrave vendase dhe ndërkombëtare këtu në Kosovë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një sistem efikas dhe të pavarur të drejtësisë duke ofruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë “, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark