Një nga momentet që u transmetuan mbrëmë në “Shiko kush Luan” ishin edhe ato me të ftuarit e “Për’puthen”.
Në këtë pjesë Mevlani improvizon këngën e tij “Love Story” duke sfiduar Sindin pas performancës me violinë.
Menjëherë pas këtij improvizimi autorja Luana e pyet nëse kjo këngë është dedikim dhe ai zbuloi se po, por nuk dha një emër.
Duke u ngacmuar nga konkurrentët e tjerë ai zbuloi vetëm një detaj duke thënë: “Po them vetëm arushin”. Kështu të gjithë, sidomos vajzat zbuluan emrin e Fjorelës, ish-konkurrente e ‘Për’puthen’.
Ndërsa një tjetër moment i patransmetuar është edhe një pjesë nga loja e shishes, ku Mevlani pyet Ana Kaurin: “A do e puthje tani Arbrin?” dhe përgjigjia e saj ishte “JO”, duke e refuzuar këtë gjë.