Ndonëse edicioni i ri i “Për’puthen” ka filluar dhe publiku u njoh me personazhe të reja, ish-konkurrentët e sezonit të kaluar zgjojnë akoma interes tek publiku.
Së fundmi Mevlani ka dhënë disa përgjigje duke u rrëfyer si kurrë më parë.
Ai ka thënë se kishte pëlqim ndaj Ledjanës por nuk ishte i dashuruar me të dhe pas ndarjes kishte inat se si rrodhën gjërat por nuk ka derdhur lot.
Mes tjerash Mevlani foli për akuzat e Ledjanës se dhuratat që ia ka blerë i mori me klering jo me paratë e tij.
“Ajo më njeh mirë dhe ma njeh shumë mirë zemrën. Vetë ka qenë prezente, kur i kam blerë gjëra para saj. E kam bërë këtë, sepse e meritonte dhe doja ta bëja të ndiheshe mirë. Tani normalisht ka pasur raste,kur kemi qenë në program dhe shkonim për të blerë diçka, vetë pronarët na i ofronin pa lekë se na njihnin, po jo se shkoja me tendencë për mos ta futur dorën në xhep. Nuk ngelëm për 20 mijë lekë”, tha Mevlani.
Mevlani gjithashtu u pyet për borxhin e Shqipes. Kujtojmë se para disa muajsh ajo tha: “Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marrë akoma”. Mirëpo, sipas Mevlanin situata është ndryshe.
“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj. I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë. Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,- shtoi Mevlani.