Mevlut Altintas: Pesë fakte të shpejta që duhet t'i dini - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mevlut Altintas: Pesë fakte të shpejta që duhet t’i dini

    Insajderi
    19 December 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i cili vrau ambasadorin rus në Turqi në Ankara është identifikuar nga media turke si një oficer policie.

    Mevlüt Mert Altintas, 22 vjeçar, qëlloi për vdekje, Andrei Karlov, teksa ai ishte duke dhënë një fjalim të hënën në mbrëmje në një galeri arti.

    Altintas më vonë u “neutralizuar”, thanë autoritetet turke.

    Videoja tregon se ai thërret “Allahu Ekbar” dhe flet për Alepon pasi kryen sulmin

    http://www.dailymotion.com/video/x55pk3y_how-russian-ambassador-killed-in-turkey-video_news

    Ambasadori u qëllua tetë herë teksa ai po mbante fjalim në një ekspozitë fotografish e titulluar “Rusia në sytë e Turqve”.

    Pasi e kishte qëlluar ambasadorin, ka bërtitur tri herë “Allahu Akbar” teksa më vonë ka vazhduar të mbajë edhe një fjalim.

    Ai fillimisht siç raporton CNN, ka thënë se vrasja të jetë bërë si formë hakmarrje ndaj Rusisë, teksa  ka bërtitur ‘Në vdesim në Alepo, ju vdisni këtu”.

    “Mos e harroni Alepon, mos e harroni Sirinë”, dëgjohet teksa bërtet polici turk.

    Ai vazhdon të mbajë edhe një ligjëratë para se të qëllohet për vdekje edhe ai.

    “Deri sa rrugët nuk i kemi të sigurta as ju nuk do ta shijoni sigurinë”, citohet të ketë thënë polici turk, raporton Insajderi.

    Më pas ai drejton armën ka publiku teksa bënë thirrje që ata të largohen ose të afrohen për vdekje.

    “Largohuni, largohuni ose afrohuni dhe merreni vdekjen. Kush do qe të jetë kundër le të dalë përpara. Me një nga një do t’i pastroj hesapet”, ka thënë polici.

    Ai u vra nga forcat e sigurisë së galerisë

    heu

    Forcat policore  turke kanë qëlluar për vdekje policin, i cili ka qëlluar për vdekje ambasadorin rus në Turqi.

    Ambasadori i Rusisë në Ankara ka vdekur në spital, pas një sulmi me armë zjarri teksa mbante një fjalim në një ekspozitë arti, në kryeqytetin turk.

    Sulmuesi ishte veshur në kostum të zi dhe kravatë, duke qëndruar prapa ambasadorit kur ai mbajti një fjalim në ekspozitën e artit, një person në vendin e ngjarjes ka thënë për Reuters.

    Ai u bë oficer i policisë në vitin 2014 dhe shërbente në Forcat Speciale të Policisë së Ankarasë

    polic

     

    Forcat policore turke kanë qëlluar për vdekje policin, i cili ka qëlluar për vdekje ambasadorin rus.

    Sipas medieve turke, polici i cili ka qëlluar drejt ambasadorit rus, është identifikuar si Mevlut Altintas, i cili shërbente prej vitit 2014 në Forcat Speciale të Policisë së Ankarasë.

    veri

     

    Sulmi u bë me qëllim prishjen e marrëdhënieve të Turqisë me Moskën, tha kryetari i Komunës së Ankarasë

    ankara

    Sulmi ndaj Ambasadorit të Rusisë në Turqi të hënën ishte një përpjekje për të prishur marrëdhëniet e Turqisë me Moskën, tha kryetari i Komunës së Ankaras.

    Melih Gokcek i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë jashtë spitalit ku ndodhet trupi i ambasadorit rus, Andrei Karlov.

    Karlov u vra teksa mbante një fjalim në një galeri të artit në Ankara. /Insajderi.com

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark