Insajderi
Botë

Një aeroplan përplaset në një aeroport të Floridas në SHBA

Insajderi
02 January 2025 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një aeroplan përplaset në një aeroport të Floridas në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aeroplan i vogël është detyruar të bëjë një ulje emergjente pas ngritjes në një aeroport të Floridas në fillim të 1 janarit.

Zyrtarët e aeroportit raportuan në Facebook rreth orës 7:45 të mëngjesit të së mërkurës se një aeroplan 36 Bonanza duhej të ulej “dhe fatmirësisht të katër personat në bord u larguan nga aeroplani”.

“Disa ndërtesa në aeroportin u dëmtuan dhe aeroporti ka rifilluar funksionimin normal”, thuhet në postimin në Facebook.

Bëhet fjalë për një aeroplan me një motor, me gjashtë vende, që ka qenë në prodhim të vazhdueshëm më gjatë se çdo aeroplan tjetër në histori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark