Insajderi
Botë

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Insajderi
08 April 2026 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë para Kongresit Amerikan në qershor në lidhje me ndërveprimet e tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein. Këtë e kanë konfirmuar ligjvënësit në SHBA. Filantropi miliarder është figura e fundit e profilit të lartë që pranon të dëshmojë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve që heton keqbërjet e Epstein.

Bill Gates “mezi po pret t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të komitetit për të mbështetur punën e tyre të rëndësishme”, tha një zëdhënës e tij për median BBC.

Seanca dëgjimore është planifikuar për 10 qershor. Gates nuk është akuzuar për sjellje të keqe nga asnjë prej viktimave të Epstein, dhe përfshirja e tij në dosjet hetimore nuk nënkupton ndonjë aktivitet kriminal.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona dokumente, por miliona të tjera mbeten të pazbuluara në dosjen që ka tronditur politikën në SHBA. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark