×
  • Showbiz
  • Show

    “M’i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe” – Sara përballet me kritika për shtatzaninë e saj

    Insajderi
    26 May 2024 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni së fundi është kritikuar lidhur me shtatëzaninë e saj

    Disa komentues në internet kanë vënë në dyshim të vërtetësinë e lajmit, duke spekuluar mbi datat dhe rrethanat e mundshme të mbetjes shtatzënë.

    Situata eskaloi pasi Sara publikoi një fotografi të një komenti në llogarinë e saj në rrjete sociale, ku një përdorues ka shkruar: “M’i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe. Doli më pesë mars nga BBV, me datën gjashtë mars ngeli shtatzënë direkt.”

    Komenti sugjeron një mospërputhje të datave të daljes së Sarës nga shtëpia e BBV dhe fillimit të shtatzënisë së saj, duke ngritur menjëherë dyshime mbi mundësinë e një marrëdhënieje brenda shtëpisë.

    Ndërhyrjet nuk kanë mbaruar me kaq dhe në të njëjtin koment janë hedhur edhe të tjera dyshime: “Budallaqe të jesh ti që ha gënjeshtrat e Sarës, se po vdes të bëhet si Kiara. Unë se besoj hiç njëherë që është shtatzënë, ajo thjesht do vëmendje” – thuhej në koment.

    Sara ka reaguar ndaj këtyre akuzave duke i vënë ndjekësit e saj përpara një realiteti që ajo po përjeton, ndërsa u shpreh: “Ua! Urdhëroni ku jetojmë! Ka marrë laps dhe letër tjetra më bën llogaritë kur kam kryer marrëdhënie me burrin tim. Hajde më mbushni mendjen pastaj që s’jam e rëndësishme.”

    Mbrëmjen e kaluar (e shtunë) u mbajt nata finale e Big Brother VIP Albania, ku Egla Ceno u shpall fituese e madhe e edicionit të tretë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark