Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.
Ky sulm sipas tij është i ngjashëm me metodat ruse.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth.
“Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.