Insajderi
Biznes

Microsoft ndryshon mënyrën e përditësimeve për Windows 10

Insajderi
28 July 2019 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjigandi i teknologjisë amerikane ka riorganizuar mënyrën e përditësimit në sistemin operativ Windows 10.

Microsoft aktualisht përdorë sistemin e përditësimit dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.

Por, tash e tutje kompania do të bëjë përditësimin e madh në gjysmën e parë të vitit dhe përditësimin më të vogël në gjysmën e dytë.

Ky përditësim i vogël ose “Point update”, është me kapacitet shumë më të vogël, por ende shumë më i rëndësishëm se përditësimet mujore “Patch Tuesday”, duke shtuar veçori dhe ndryshime të ndërfaqes, transmeton KosovaPress.

Një përditësim më i madh vjetor lejon ndryshimet në sistemin operativ që nuk janë të dukshme në shikim të parë, siç janë përditësimet e kernelit, API-të, modelet e drajverave dhe të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark