Mijëra gra suedeze nuk mund të shkojnë as në kafene - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Mijëra gra suedeze nuk mund të shkojnë as në kafene

    Insajderi
    22 April 2021 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Mirja Lakso

    Një ditë gjatë vitit 2019, shoqja ime nga Korpusi Amerikan i Paqes organizoi një takim për kafe me gratë e moshës së mesme në Dragash. Qëllimi i takimit ishte që gratë të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të shoqëroheshin në një vend publik.

    Shoqja ime shpjegoi me sa kujdes e planifikuan atë takim dhe sa e rëndësishme ishte të mos organizohej takimi në një kafene pasi që ai është një vend vetëm për burrat. Do të kishte qenë e vështirë t’i bëje gratë të paraqiteshin atje. Kjo është arsyeja pse ato vendosën të takoheshin në një restorant lokal.

    Ngjarja u bë jashtëzakonisht e suksesshme sepse ishte hera e parë ndonjëherë që këto gra ishin takuar në një vend publik për të pirë kafe së bashku.

    Ishte paksa e vështirë për mua ta kuptoja këtë histori kur e dëgjova për herë të parë dhe kur u kam thënë të tjerëve për këtë – njerëzve në Prishtinë, shqiptarëve në Suedi – shumë nuk më kanë besuar.

    Dhe kjo është arsyeja pse mesazhet e shkruara në mure në Deçan janë kaq të rëndësishme.

    Sepse ato janë të vërteta.

    Por ato janë gjithashtu të rëndësishme për një arsye tjetër. Sepse këtu në Suedi kemi të njëjtin problem.

    Jo të gjitha gratë mund të shkojnë në kafene as në Suedi. Po, është e vërtetë. Në “vendin më të barabartë gjinor në botë” mijëra gra nuk mund të shkojnë në kafene.

    Për shembull:

    Gratë që janë mbyllura në shtëpitë e tyre me burra duke i abuzuar, duke i rrahur, dhunuar, torturuar dhe ndonjëherë edhe duke i vrarë – Ato nuk mund të shkojnë në kafene.

    Çdo javë të tretë një burrë vret një grua në Suedi.

    Shoqja ime në vendlindjen time gati u bë një nga këto gra të vdekura. Ajo u rrah dhe u përdhunua nga burri i saj për vite me rradhë. Ai e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo do të largohej ndonjëherë.

    Ajo padyshim nuk mund të shkonte për kafe kur dëshironte. Ai kontrollonte çdo lëvizje të saj. Ai e torturoi atë, e rrahu në mënyrë që ajo të mos mund të ecte dhe e qeshi pasi ai e kishte përdhunuar atë.

    (Vitin e kaluar 9000 raste të dhunës në familje u raportuan në Suedi – një pjesë e vogël e asaj që po ndodh me të vërtetë pasi shumica e grave nuk raportojnë.)

    Gjithashtu dhe gratë dhe fëmijët me identitete të fshehta që janë detyruar të jetojnë të fshehur për pjesën tjetër të jetës së tyre në mënyrë që të mbijetojnë nga dhuna e ish-burrit të tyre ose ish-të dashurit. As ato nuk munden të shkojnë në kafene.

    Ashtu si një nënë shqiptare në Suedi, të cilën unë po ndihmoj së bashku me një prift suedez. Ata janë gati të deportohen në Shqipëri, ku vëllezërit e saj po presin ta vrasin.

    Ata gjithashtu po jetojnë me identitete të fshehta sepse ish-burri po përpiqet t’i vrasë edhe ata. Ai e rrahu nënën aq keq sa ajo nuk ka dhëmbë fare. Kjo është arsyeja pse ajo nuk mund të hajë. Ai gjithashtu përdhunoi edhe fëmijën e saj. Ajo është 11 vjeç.

    (Në Suedi mijëra gra po largohen nga dhuna e burrave, duke jetuar të fshehura dhe shumë prej tyre kanë identitet të fshehtë. Ka edhe 3 breza të grave në Suedi që jetojnë fshehur.)

    Dhe mijëra gra dhe vajza të reja që vuajnë nga shtypja dhe dhuna e bazuar në nder. As ato nuk mund të shkojnë në kafene.

    (Sipas docent Astrid Schlytter, Universiteti i Stokholmit, ai numër i të rinjve mund të jetë rreth 240 000 shtetas suedezë.)

    Pastaj të gjitha qindra mijëra gra e vajza suedeze që kanë frikë të mos takohen rastësisht me dhunuesin, përdhunuesin ose ngacmuesin e tyre në qytet.

    Unë kam qenë ajo grua aq shumë herë dhe po ashtu edhe shumica e shoqeve të mia femra.

    Duke shkuar zig-zag nëpër hapësira publike, nëpër vende pune, nëpër qytete, heqja dorë nga puna, qëndrimi në shtëpi nga të gjitha llojet e ngjarjeve – private dhe të lidhura me punën – nga frika e takimit me abuzuesit tanë.

    Sepse për fat të keq – ata janë kudo.

    Herën e fundit që takova një burrë që më sulmoi seksualisht ishte vetëm disa ditë më parë. Ngacmimi ndodhi disa vjet më parë dhe ai ishte i dehur dhe ndoshta as nuk e mban mend. Por unë po. Vetëm takimi me të dhe kujtimi i ngjarjes më dha një sulm ankthi.

    Një tjetër nga shumë shembuj është ajo kohë kur raportova burrin e shoqes time në polici. Shumë persona në qytetin tim ishin të zemëruar me mua dhe kam marrë kërcënime.

    Mbaj mend që isha i tmerruar të shkoja në palestër sepse ai po ushtronte atje me miqtë e tij. Unë gjithashtu kisha shumë frikë të dilja në pubet dhe klubet lokale në vendlindjen time, sepse çka nëse do të takohesha rastësisht me ta dhe ata mund të ishin të dehur dhe të kërkonin hakmarrje.

    Shoqja ime më tregoi për krimet e tij të mëparshme për të cilat ai kaloi kohë në burg, dhe unë isha vërtet e frikësuar. Kështu që, unë ndalova së shkuari në palestër. As nuk shkova në pubin lokal edhe nëse vërtet doja të shkoja atje për të kaluar kohën me miqtë e mi.

    Në vend që të shkoja, unë qëndrova në shtëpi. Sepse kisha shumë frikë.

    Kështu që konteksti i Deçanit mund të jetë pak më i ndryshëm nga konteksti i qytetit tim të lindjes Piteå. Gratë mund të “mirëpriten” në kafene, por a jemi gjithmonë të lira të shkojmë atje?

    Jo.

    Dhe pse?

    Sepse liria e lëvizjes së grave dhe qasja në hapësirat publike janë të kufizuara si rezultat i shtypjes sistematike dhe dhunës së burrave ndaj nesh.

    Gjatë gjithë rrugës nga Deçani deri në vendlindjen time Piteå.

    Dhe kjo është arsyeja pse i vura mesazhet nga Deçani në muret dhe rrugët e qytetit tim të lindjes në Suedi si pjesë e protestës së grave tona suedeze.

    Sepse të gjithë po përpiqemi të kërkojmë të njëjtat të drejta.

    E drejta për të jetuar në mënyrë të barabartë dhe të lirë pa u cenuar.

    E drejta për të shkuar atje ku dëshirojmë pa qenë të padëshiruara apo të frikësuara.

    E drejta për të jetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark