Afërsisht 7.000 njerëz kanë nënshkruar peticionin që i demanton producentët hollivudian, rreth realizimit të ri të filmit për poetin e lashtë persian, Mewlana Rumi, mbi përzgjedhjen e Leonardo DiCaprios për të luajtur jetën e tij.
Aktualisht, DiCaprio është përzgjedhja e parë e producentëve, por që quhet zgjedhje “qesharake” për adhuruesit e filmit. Ata duan që rolin e Rumit, të mos e luajë një aktor i bardhë, por një nga Lindja e Mesme.
Në vitin 2014, Rumi ishte poeti më i shitur në SHBA, ndërsa kryeveprat e tij “Masnavi” dhe “Divani” janë konsideruar si poezitë më të mira të të gjitha kohërave, njofton Independent.
Ndërsa DiCaprio nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për këto thashetheme dhe se gjithashtu data e daljes së filmit nuk është bërë e ditur. /Insajderi.com