×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Mik me drejtorin, konkurs i rezervuar dhe dyshimtë”, e bija e dëshmorit thotë se u diskriminua në konkursin për punë në Han të Elezit

    Insajderi
    20 September 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Han Elezit ka punësuar Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim, Adnan Lusnjanin i cili është mik me Drejtorinë e Urbanizmit, Nexhmedin Dacin. Ndaj këtij konkursi ka pasur ankesa kundër-kandidatja e tij Mevlide Suma-Livoreka,e bija e dëshmorit Xhemsedin Suma. Ajo ka hedhur dyshime se ky konkurs ka qenë i rezervuar për Adnan Lusnjanin. Në testin me shkrim e bija e dëshmorit thotë se ka pasur më shumë pikë se Lusnjani. Ndërsa Komuna e Han Elezit nuk i ka publikuar në web-site rezultatet e testimit.

    Marrëdhëniet e mira miqësore në mes të Dacit dhe kandidatit që doli i pari në konkurs vërehen edhe në urimet e ditëlindjeve. Drejtori i Urbanizmit i kishte shkruar atij  “Urime shoku”, duke i dëshiruar shëndet e gezime.

    Suma-Livoreka tha për Gazetën Insajderi se ka pasur me shumë pikë në testimin me shkrim se kandidati që është përzgjedhur.

    “Në provimin e shkrim të mbajtur ne Prishtinë me dt.12.07.2022 e kam kaluar me sukses me më shumë pikë se kundër-kandidati im, ndërsa provimi me gojë ka qenë i paraparë te mbahet me datën 26.08.2022, por dy ditë para kësaj date, jam njoftuar me shkrim se provimi nuk do të mbahet me 26.08.2022 por më datën 31.08.2022 pa dhënë asnjë arsyetim se pse shtyhet mbajtja e provimit”, tha ajo.

    Ajo po ashtu ka hedhur akuza se shtyrja e provimit me gojë nga ku doli më i suksesshëm Lusnjani është bërë pikërisht se ky i fundit gjendej në pushime.

    “Jo zyrtarisht jam njoftuar se shtyrja e datës se provimit  me gojë është bërë për shkak se kundër-kandidati Adnan Lusnjani ka qenë në pushim jashtë vendit. Me dt.31.08.2022  është mbajtur provimi me gojë, por aty kam vërejtur se është ndërruar edhe një anëtar i komisionit për pranim,  pra nuk ka qenë i njëjti komision që ishte edhe në provimin me shkrim. Rreth 4 orë pas provimit me gojë jam njoftuar se une, në bazë të vlerësimit të komisionit nuk kam pikë të mjaftueshme për të qenë në listën fituese, pa ditur fare se  me sa pikë me kanë vlerësuar mua dhe kundër-kandidatin. Sipas ligjeve në fuqi dhe transparencës është dashtë që për secilin kandidat të publikohen pikët e fituara si në testin me shkrim ashtu edhe në testin me gojë”, pohoi ajo.

    Nga Komuna e Han Elezit i thanë Gazetës Insajderi se arsyeja e shtyrjes së testimit me intervistë është për shkak të mungesës së anëtarëve të komisionit.

    “Komisioni i pranimit nuk ka mundur t’i sheh pikët e testimit deri në vlerësimin përfundimtar te intervistës me gojë pasi. Sistemi është i strukturuar në atë mënyrë,  intervista është shtyrë për arsye të kompletimit të anëtarëve të komisionit dhe kandidatët kanë qenë të njoftuar brenda afateve ligjore për shterjen e datës së intervistës”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

    Njoftimi i Komunës për pranimin e kandidatit Adnan Lusnjani

    Ndërsa kundër-kandidati Adnan Lusnjani ka pranuar që ka qenë në pushime. Por, ai tha se ishte kthyer për testim dhe më pas ishte kthyer përsëri në vendin ku po i kalonte pushimet.

    “Me datë 26.08.2022 u kam qenë në Kosovë ndërsa datën që po shpifin, unë kam qenë në pushime dhe me është dashur që të vij prej pushimeve për mbetjen e testit”, u përgjigj Lusnjani për Insajderin.

    Mevlide Suma-Livoreka e përmbylli ankesën e saj duke ja kujtuar kryetarit të Han Elezit Mehmet Ballazhi premtimet në fushata zgjedhore se fëmijët e dëshmorëve do të kenë prioritet në punësim.

    “Kryetari aktual Mehmet Ballazhi dhe stafi i tij vazhdimisht në fushata zgjedhore deklaronte se fëmijët e dëshmorëve do te kenë prioritet ne punësim, bile bile thoshin se duhet te punësohen edhe nga 5 herë, por tani kur erdhi në pushtet as që dëshiron ti sheh këta fëmijë te cilët nuk kanë mjete financiare për t’ju dhënë si te tjerët që janë “milioner”. Unë nuk kërkoj lëmoshë nga ju kryetar, por vetëm kërkoj te respektoni ligjet ne fuqi dhe te jeni transparence në punën tuaj”, përfundoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark