×
  • Lajme
  • Lajme

    Mikuriya i impresionuar me ndryshimet në Doganën e Kosovës

    Insajderi
    28 April 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya ka vizituar Doganën e Kosovës ku është takuar me drejtorin e saj, Agron Llugaliun.

    Ai është impresionuar me ndryshimet që janë bërë dhe është shprehur se janë të gatshëm t’i mbështesin zyrtarët doganorë.

    “Gjatë vizitës time dy ditore kam pasur mundësinë të shohë doganën dhe kufijtë dhe kam mbetur i impresionuar me ndryshimet që janë bërë. Gjatë takimit që pata me zyrtarët doganorë pata mundësinë të kuptojë se cilat janë çështjet më të rëndësishme për doganën duke përfshirë të hyrat dhe digjitalizimin e administratës. Ne diskutuam gjatë takimit edhe mbi çështjet qe kanë të bëjnë me atë se si të përkrahet me tutje dogana. Duhet te dini që OBD është fuqishëm e angazhuar që t’i mbështes zyrtarët doganorë që janë të motivuar për avancim”, shtoi ai.

    Gjatë vizitës Mikuriya ka kuptur edhe shqetësimet në lidhje me përkrahjen e bizneseve.

    “Gjithashtu pata rastin të kuptoj shqetësimet e tyre në lidhje me përkrahjen e bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha si dhe tregtinë që zhvillohet në zonat kufitare e cila duhet të mbështetet” u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark