Insajderi
Insporti

Milani dhe Interi prezantojnë stadiumin e ri/Video

Insajderi
29 October 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Milani dhe Interi prezantojnë stadiumin e ri/Video
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milani dhe Interi kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri, i cili pritet të bëhet shtëpia e dy gjigantëve italianë nga viti 2031.

Pas shumë dekadash duke ndarë të njëjtën shtëpi, stadiumin legjendar “San Siro”, dy klubet e Milanos do të kenë një impiant modern, të ndërtuar pranë stadiumit aktual.

Stadiumi i ri do të mbajë emrin “Generali Stadium”, ndërsa projekti synon të sjellë një infrastrukturë moderne për dy skuadrat dhe tifozët e tyre.

Megjithatë, “San Siro” nuk do të rrënohet menjëherë. Stadiumi historik do të qëndrojë në këmbë deri në përfundimin e impiantit të ri, përpara se të nisë shembja e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark