×
  • Showbiz
  • Show

    Miliarderja trondit me pamjen teksa shihet me të dashurin 20 vjet më të ri

    Insajderi
    16 December 2024 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miliarderja zvicerane, Jocelyn Wildenstein, (84-vjeçe) është fotografuar me të dashurin e saj Lloyd Klein (57-vjeç).

    Çifti ishte në një drekë biznesi në Paris dhe Jocelyn tronditi sërish me pamjen e saj.

    Për këtë rast, ajo ka zgjedhur një kombinim të zi mbi të cilin ka veshur një pallto ngjyrë kafe, ndërsa në kokë ka pasur syze ngjyrë rozë.

    Lloyd e përshtati atë duke u veshur në të zeza. Ndër të tjera, njerëzit shkruajnë se Jocelyn duket si një karikaturë.



    Gruaja zvicerane ka ndryshuar në mënyrë drastike me kalimin e viteve. Ndonëse disa herë ka mohuar çdo procedurë estetike, shumë dyshojnë se ata janë fajtorë për pamjen e saj.

    Në një intervistë të fundit për The Sun, miliarderja ka mohuar edhe një herë çdo operacion plastik.

    “Nuk kam bërë operacione plastike, kam frikë se çfarë mund të ndodhë”, tha ajo në atë kohë dhe Lloyd Klein një herë pretendoi se ajo “nuk ka ndryshuar asgjë në fytyrën e saj”.

    Jocelyn njihet në media prej shumë vitesh. Gjithçka nisi pasi ajo pati rolin në filmin “Catwoman” në fund të shekullit të kaluar, gjë që e bëri të dëshironte të dukej sa më shumë si një mace.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark