×
  • Lajme
  • Lajme

    Miliq: “Çfarë gjenocidi në Kosovë?”

    Insajderi
    10 December 2020 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Qendrës serbe për Studime Euroatlantike, Jelena Miliq ka deklaruar për televizionin proqeveritar serb, TV Përva se Serbia duhet të reagojë ndaj “gënjeshtrave” që janë dëgjuar dhe të shpjegojë se “ne kemi ndryshuar prej kohës së viteve 1990-ta, kur u dënuam në mënyrat më drastike”.

    “Po, ne kemi ndryshuar dhe përparuar, kemi dënuar shumë dhe ekstraduar shumë, e çfarë ka bërë Kosova? Në vitin 2021, ne kemi rrethana të reja gjeopolitike, dhe mjete të reja, dhe dialogu duhet të zhvillohet në rrethana të reja. Kjo është një çështje krejtësisht e re, në krahasim me vitin 1999”, pretendon ajo. Ajo shtoi se “disa me këmbëngulje përmendin gjenocidin në Kosovë dhe se kjo është një nga “gënjeshtrat” ndaj të cilave Serbia duhet të reagojë”.

    “Çfarë gjenocidi në Kosovë. Nuk ka pasur akuzë për gjenocid. Ajo shtoi se Serbia duhet të përdorë “argumentet se i dorëzoi gjashtë gjeneralë aktivë të policisë dhe ushtrisë dhe dy presidentë. Nuk është e vërtetë që Serbia nuk është ndëshkuar kurrë, ajo është dënuar gjithashtu edhe duke u detyruar të bashkëpunojë me Hagën. Dhe kjo duhet thënë”, vazhdon ajo me propagandën aktuale serbe.

    Ajo gjithashtu pretendon se “ishte një fyerje e drejtpërdrejtë kur Eliot Engel tha “nëse UÇK-ja ka kryer krime” dhe pyet kush vrau 2.000 Serbë në Kosovë”. Ajo gjithashtu përkujton se “750 njerëz u vranë në Serbi gjatë bombardimeve në vitin 1999 dhe se Serbia u bombardua “vetëm” për shkak të 10.000 civilëve shqiptarë të vrarë”. “Mos na bëj budallenj. Ju nuk mundeni, vetëm se e keni rezultatin e dëshiruar, ju në mënyrë të lehtë po shkelni parimet mbi të cilat keni vepruar”, ka pretenduar Jelena Miliq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark