Drejtoresha e Qendrës serbe pë Studime Euroatlantike (QSEA), Jelena Miliq ka deklaruar se vrasja e vëllezërve Bytyçi, duhet të zgjidhet, në mënyrë që të krijojë një bazë për bashkëpunim të mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara, por edhe për procesin e integrimit evropian”.
Ajo shtoi se institucionet e drejtësisë tranzicionale, shoqëria e hapur, politika e donacioneve të donatorëve perëndimorë, si dhe politikat e proklamuara me qëllime të mira të qeverive dhe organizatave të perëndimit politik, “nuk duhet të instrumentalizohen me qëllim të instrumentalizimit brenda rezultatit të planifikuar të negociatave për statusin e ri të Kosovës”.
“Ne kemi nevojë për parime, fleksibilitet, në një botë të tronditur nga grindja e fuqive të mëdha. Na duhet bashkëpunimi BE-së dhe NATO-s në Ballkan. Është fakt se të gjitha çështjet kryesore u zgjidhën në Ballkan vetëm kur ishin SHBA të përfshira dhe e vetmja ka ndikim konkret në Kosovë”, shtoi ajo.
Miliq pretendon se ka dyshuar se BE ka qenë ndonjëherë e sinqertë në përpjekjen për të bindur Prishtinën të heqë tarifat.
Unë jam në fazën që nga ajo që u kam thënë disa njerëzve më parë, “mos na lini rusëve”, tani jam më shumë për atë “mos na lini evropianëve”. Me respektin e duhur, Bullgaria tani po bllokon fillimin e negociatave në Maqedoninë e Veriut. Mënyrat e vendimmarrjes në BE janë aq komplekse, saqë unë po humbas besimin në të gjitha ato. As nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të na bëjë Kroacia kur të fillojmë me procesin e hyrjes në BE”, ka pretenduar drejtoresha e QSEA.
Miliç shtoi se problemet në Ballkan në vitin 2020 nuk janë të njëjta me ato në 1999, kështu që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës tani janë krejtësisht të ndryshme dhe ato duhet të zgjidhen në përputhje me 2020. Ajo shtoi se vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, duhet të zgjidhet, në mënyrë që të krijojë një bazë për bashkëpunim të mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara, por edhe për procesin e integrimit evropian”./Insajderi.org.