Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtorë

    Insajderi
    07 April 2016 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtor të çimentos në një hapësirë një pjesën verilindore të Damaskut, ku militantët e kanë ndërmarrë një sulm kundër forcave të qeverisë këtë javë, ka raportuar sot Televizioni shtetëror i Sirisë.

    Punëtorët dhe kontraktorët e kompanisë, Al Badia Cement, janë rrëmbyer afër qyteti Dumeir, ndërsa punëdhënësi i tyre e ka humbur kontaktin me ta, ka raportuar ky televizion, duke e cituar ministrinë e industrisë.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e tij të vëzhguesve në Siri, më herët ka raportuar se 150-250 punëtorë janë zhdukur prej se militantët e Shtetit Islamik e kishin filluar një sulm kundër një fabrike më 5 prill. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark