Milot Rashica gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e tij të 25-të.
Futbollisti këtë ka bërë të ditur permes postimeve në rrjetin social Instagram, partnerja Belkiz Kera nuk ka lënë anash një postim të ëmbël për Rashicën.
Ajo zgjodhi që të publikojë një foto të tij së bashku me djalin, duke i bashkangjitur edhe një urim.
“Gëzuar Ditëlindjen për burrin tim të mahnitshëm, i cili nuk pushon duke më mahnitur. Faleminderit për atë që jeni, dhe gjithçka që bëni. Unë dhe Tian jemi kaq me fat që të kemi në jetën tonë. Të dua shumë”, shkroi ajo.