×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mimoza Kusari paralajmëron gjyq ndaj Buzhalës për përgjimet

    Insajderi
    11 July 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protagonistja kryesore e përgjimeve të publikuara së fundi për bisedën me Listën Serbe, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralamëruar ballafaqim me gjyq ndaj gazetarit, Berat Buzhala.

    Kjo, lidhur me bisedën publikuar që ajo zhvillon, në të cilën është i përfshirë edhe krimineli, Milan Radojçiq

    ”Sot biseda e lëshuar, përveç se është e prerë, e cunguar përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq”, tha ajo sonte në atv.

    E për këtë, i ka reaguar menjëherë, Berat Buzhala, i cili insiston se Mimoza Kusari-Lila, po gënjen, ndërsa edhe përmend që ajo ‘e ka sharë Ramush Haradinajn para përfaqësuesit të Milan Radojiçiqit’ lidhur me veteranët.

    ”Prapë po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Në asnjë moment – në asnjë – nuk i është montu as heq kurrgjo. Po rren për veteranët. Para përfaqësuesit të Milan Radojçiqit e ka shajtë Ramushin për veteranë. Sigurisht që e pres me kënaqësi gjyqin”, deklaroi Buzhala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark