Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po protestojnë në Prishtinë, për zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.
Protestuesit u panë edhe me pankarta kundër shefes së grupit parlamentar të LVV’së, Mimoza Kusari-Lila. Kjo për shkak të bisedave mes saj dhe kriminelit Milan Radojqiq, shkruan Insajderi.
“Mimozë a të kallëzoi ‘Radoja’ se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”.
“Mimozë t’i fryj veteranët e Jabllanoviq ‘nënat’ e tyre”.