Mineralet e Trepçës ekspozohen në Kuvendin e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mineralet e Trepçës ekspozohen në Kuvendin e Kosovës

    Insajderi
    01 November 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës.

    Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

    Ditën e sotme, Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.

    Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë.

    “Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark