Insajderi
Biznes

MINI elektrik do të jetë “Made in China”

Insajderi
01 December 2019 - 23:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja gjermane e makinave BMW dhe partneri i saj kinez, Great Wall Motor, kanë njoftuar ndërtimin e një fabrike të re në Kinë, me një kapacitet prej 160,000 veturash në vit.

Fabrika, në të cilën do të investohen 650 milionë euro, do të prodhojë markën elektrike të BMW-së, MINI dhe modelet Great Wall, sipas Reuters, duke shtuar se uzina duhet të ndërtohet deri në vitin 2022.

Selia e ndërmarrjeve të përbashkëta, e quajtur Spotlight Automotive, do të jetë në Zhangjiang, afër Shangait, dhe do të punësojë 3,000 punëtorë.

Në fillim të këtij muaji, Great Wall mori një “dritë jeshile” nga rregullatorët për të ndërtuar një fabrikë të re.

Great Wall është prodhuesi më i madh i Kinës për SUV dhe kamionçina, dhe gjithashtu prodhon modelin Ora, një markë e përballueshme e automjeteve elektrike.

Prodhuesit dhe furnizuesit e makinave po përpiqen gjithnjë e më shumë të plotësojnë kuotat e makinave më pak ndotëse në Kinë.

Këto rregulla kërkojnë që automjetet elektrike dhe hibride të përbëjnë një të pestën e shitjeve totale deri në vitin 2025, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark