Ministri i "Arsimit" fton prindërit t'i dërgojnë fëmijët në shkollë nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri i “Arsimit” fton prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë nesër

    Insajderi
    31 August 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse është ministër i Financave, Hekuran Murati sot më shumë ngjau në ministër të Arsimit. Para mediave, ai sot u kërkojë prindërve që nesër, 1 shtator fëmijët t’i dërgojnë në shkolla, shkruan Insajderi.

    Madje u shpreh i bindur se mësimdhënësit do t’i presin fëmijët nëpër shkolla, përkundër që SBASHK është deklaruar se janë në grevë.

    “Unë jam i bindur që nesër të gjithë mësimdhënësit të jenë në vendin e punës, ashtu siç edhe kemi pa nga terreni dhe siç kanë deklaruar, dhe jo siç kanë proklamuar nga Sindikata që ka shpallur grevë në kohë kur mësimdhënësit janë në pushim dhe pretendon që ata s’po dalin në punë dhe poashtu ftoj prindërit që nesër më 1 shtator t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë sepse çdo ditë e humbur e mësimit është tepër e kushtueshmë”, tha Murati përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, ministri Hekuran Murati ka thënë se sot nuk janë ekzekutuar pagat e shumicës së mësimdhënësve. Ai tha se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

    “Sot është bërë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark