Ministri i Punës, Arban Abrashi, dhe ai i Diasporës, Valon Murati, kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vizitojnë panairin e punës që po mbahet në Prishtinë.
Në panairin që po mbahet në Hotel Emerald dhjetëra kompani nga diaspora dhe Kosova po prezantojnë ofertat e tyre për punë.
“Qytetarët tonë kanë mundësi që të vijnë të komunikojnë me biznese, dhe me një bisedim të ofertës e kërkesës të shohin edhe mundësitë e punësimit”, ka thënë ministri Murati në një video të postuar në faqen e Ministrisë së Diasporës.
Në anën tjetër, ministri Abrashi, i cili dje tha se në këtë panair do të jenë 1020 oferta pune, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se interesimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm.
“Mos e leni pa ardhë,” ka shkruar ai./Insajderi.com