Ministres së Kurtit i bie ndërmend t'i kërkojë llogari ZRRE'së tri ditë para datës kur pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministres së Kurtit i bie ndërmend t’i kërkojë llogari ZRRE’së tri ditë para datës kur pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të rrymës

    Insajderi
    08 April 2025 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tri ditë para se Zyra e Rregullatorit të Energjisë të marrë një vendim për shtrenjtimin e mundshëm prej 15 për qind, ka kërkuar “informata shtesë” për ta ditur faktorët që kanë çuar tek rritja e kostos së furnizimit.

    Kështu bëhet e ditur në një komunikatë që ka dërguar dikasteri që udhëheq Rizvanolli, ku edhe u përmendën komentet e Qeverisë, që kërkojnë që nga rritja të mos preken familjet që konsumojnë nën 800 kilovat në orë.

    LEXO EDHE:

    Ministrja Rizvanolli ritheksoi komentet e dërguara me shkrim tek ZRrE, përfshirë: (i) që konsumatorët më konsum nën 800 kWh në muaj të mos preken nga rritja, që do të thotë që rreth 60% e familjeve të mos preken fare, dhe (ii) për të tjerët, pra rreth 35% që preken vetëm gjatë disa muajve të dimrit dhe 5% që e kalojë këtë konsum rregullisht, rritja të jetë sa më e ulët që është e mundur pa rrezikuar furnizimin, dhe të ketë edhe breze shtesë të konsumit mbi 800 kWh, ashtu që të mbrohen veçanërisht familjet që konsumojnë më pak.

    Ministrja kërkoi informata shtesë mbi disa prej faktorëve që kanë çuar tek rritja e kostos së furnizimit, si p.sh., çmimi i kapaciteteve të transmisionit, dhe kërkoi që këto çështje të trajtohen ne detaje nga ZRrE dhe nëse konstatohet që disa nga kostot kanë qenë të evitueshme, ato të mos barten tek konsumatorët por mbahen përgjegjës operatorët”, thuhet ndër të tjera.

    Në komunikatë thuhet që ministrja ia kërkoi ZRRE’së që të ketë komunikim më të shpeshtë publik.

    Në fund, Ministrja falënderoi ZRrE-në për sqarimet e ofruara dhe vlerësoi si praktikë të mirë mbajtjen e takimeve konsultative me institucionet dhe palët tjera të interesit. Njëkohësisht, Ministrja sugjeroi që ZRrE paralelisht me këto takime të intensifikojë edhe komunikimin publik, në interes të rritjes së transparencës institucionale gjatë vendimmarrjes dhe të kuptuarit më të mirë të proceseve dhe vendimeve nga ana e qytetarëve”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark