Ministri i Brendshëm shqiptar: Gjeta përgjues në zyrën time - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Brendshëm shqiptar: Gjeta përgjues në zyrën time

    Insajderi
    03 June 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një denoncim i pazakontë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar “ndihmë” nga Adriatik Llalla, të gjejë se kush po e përgjon në zyrë. Megjithëse mes Tahirit dhe Llallës ka pasur qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, sërish ministri e ka parë të udhës që t’i tregojë “sekretin” e tij.

    Në fakt, bëhet fjalë për një denoncim të mirëfilltë, ku sipas Tahirit, persona të caktuar i kanë vendosur në zyrë një përgjues, i cili regjistron çdo bisedë që bëhet në atë vend.

    Nuk dihet se cilët janë personat që ia kanë vendosur këtë përgjues, ndërsa nga burime të prokurorisë bëhet me dije se kanë filluar hetime me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por pa emra. Të dhënat e para flasin se, pas denoncimit, përgjuesi i gjetur është çuar në Laboratorin e Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme. Synohet që të gjenden të dhëna të sakta, se në çfarë pajisje tjetër i dërgonte të dhënat, apo edhe për rrezen e tij, shkruan Gazeta-Shqip.

    Dyshimet e para të Tahirit, por edhe të hetuesve, janë se përgjuesi është vendosur nga stafi i ngushtë i tij. Mësohet se akuza qendrore ka marrë emrat e të gjithë personave që kanë shkuar javët e fundit në zyrën e Tahirit, ndërsa do të verifikohen edhe prova të tjera.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark