
Një ministër në kabinetin e Britanisë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të jenë të kujdesshëm me azil kërkuesit nga Shqipëria, pasi një grup prej 18 emigrantësh që dyshohen se vijnë nga Shqipëria pasi u shpëtuan në brigjet Kent.
Siç raporton “Express.co.uk” Chris Grayling, kryetar i Dhomave të Komunave, ka bërë thirrje që shqiptarët e arritur në Britani të trajtohen si emigrant ekonomik dhe jo si azilkërkues normal, përpos nëse njëri prej tyre “ka arsye të forta për emigrim”.
Ministri, që është aktivisti kryesor i Brexit (lëvizjes britanike për dalje nga BE-ja) , ka bërë këtë kërkesë, pas shpëtimit të 20 njerëzve në një varkë që u mbyt në English Channel, të shtunën pasdite.
Dy britanik ishin në mesin e grupit të shpëtuar nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar.
Grayling ka bërë thirrje që të ketë zero tolerancë ndaj kërkesave të mundshme nga shqiptarët e Shqipërisë, dhe ata të trajtohen si emigrant ekonomik sepse vendi i tyre është një kandidat zyrtar për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian./Insajderi