Insajderi
Lajme

Ministri gjerman falënderon Kosovën për riatdhesimin e emigrantëve

Insajderi
14 March 2016 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Lorenz Caffier, me të cilin kanë biseduar kryesisht në lidhje me krizën e refugjatëve.

Pas takimit, Hyseni dhe homologu i tij Caffier, janë shprehur se do të bashkëpunojnë lidhur edhe me liberalizimin e vizave dhe luftimin e krimit të organizuar si dhe riatdhesimin e emigrantëve të vitit të kaluar.

“Kosova konsideron partneritet kyç atë me Gjermaninë dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë përpara. Trajtuam në mënyrë sipërfaqësore temën e migrimit nga lindja që po përballet Evropa Perëndimore. Faleminderit për mbështetjen dhe zemërgjerësinë që Gjermania ka pranuar një numër refugjatësh nga Kosova në kohën e luftës”, tha Hyseni.

Ndërkohë ministri i Brendshëm gjerman, Lorenz Caffier, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë Gjermanisë sa i përket riatdhesimit të emigrantëve.

Caffier gjithashtu tha se Kosova duhet të anëtarësohet në Interpol për shkak të sigurisë së brendshme.

Sipas tij, Evropa duhet të bashkëpunojë që të luftojë dukurinë e krimit.

“Një çështje e rëndësishme për ministrinë është siguria e brendshme. Për këtë arsye duhet të anëtarësoheni në Interpol për të luftuar krimin. Dua të theksoj se ne në Evropë duhet të bashkëpunojmë që ta luftojmë këtë dukuri”, tha Caffier.

E sa i përket liberalizimit të vizave, sipas ministrit Hyseni kjo duhet të ndodh sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Në anën tjetër ministri gjerman Caffier, tha se do të përcjellim gjitha progresin e Kosovës por vendimi  për liberalizimin e vizave nuk varet vetëm nga Gjermania po edhe nga shtet anëtare të BE-së./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark