Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka qëndruar dje në Kosovës, dhe përveç takimit me ushtarët grekë të KFOR-it në Kosovë, nuk është takuar me askënd tjetër nga përfaqësuesit e shtetit.
Ai në fjalimin para ushtarëve ka lavdëruar kontributin e Greqisë për forcimin e stabilitetit në Ballkan, ndërsa ka folur gjithashtu për rëndësinë rritjes në rolin e këtij vendi në rajon shkruan gazeta greke Ekathimerini.
Kamenos shtoi se Greqia “nuk është më një ndihmës në rajon, por, pas shumë vitesh, ajo gradualisht po rifiton një rol udhëheqës në krijimin e një aksi të madh të stabilitetit.
Greqi vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, ndërsa është gjithashtu një vend që kundërshton pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com