Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka ftuar qytetarët serb të Kosovës të pajisen me pasaporta të Kosovës në mënyrë që të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Një ftesë e ministrit Hyseni vjen disa ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave për Kosovën. Edhe zyrtarët e lartë të BE-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës duhet të ketë pasaporta biometrike të Kosovës në mënyrë që të udhëtojnë në BE kur të merret vendimi final për liberalizimin e vizave.
“Fundja, bëhet fjalë për një dokument udhëtimi që nuk paraqet asnjë problem, në asnjë aspekt dhe nuk ka asnjë pengesë as teknike e as politike që qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, të pajisen me pasaporta biometrike”, ka thënë ai.
“Ata duhet të pajisen me pasaporta biometrike të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Hyseni për Radion Evropa e Lirë.
Komisioni Evropian javën e kaluar propozoi heqjen e vizave për Kosovën. Vendimi përfundimtar nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian lidhur me propozimin e Komsiionit pritet të merret brenda tre muajsh./Insajderi.com