Ministri Hyseni ligjëroi për implikimet e luftës së Sirisë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Hyseni ligjëroi për implikimet e luftës së Sirisë në Kosovë

    Insajderi
    12 February 2016 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka përfunduar vizitën e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar zyrtarë të drejtësisë dhe sigurisë.  Në takimet e tij, Ministri Hyseni ka treguar se është biseduar kryesisht për sigurinë dhe për parandalimin e ekstremizmit.

    Në ditën e fundit të qëndrimit, Ministri Hyseni ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin George Washington, ku ka trajtuar temën e migracionit dhe po ashtu ka folur rreth implikimeve që kriza në Siri dhe Irak ka në sigurinë e Kosovës.

    Siç njofton ministria përmes një komunikate, nga të pranishmit në ligjëratë “kishte interesim të fokusuar në përpjekjet që Kosova po bën për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.”

    Ministri Hyseni gjatë vizitës në ShBA ka njoftuar se ka takuar edhe drejtorin e FBI.

    Kjo vizitë “pritet të rezultojë në projekte konkrete dhe marrëveshje tjera të bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të partneritet strategjik Kosovë-SHBA”, përfundon komunikata e MPB-së./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark