Disa ditë pas goditjes që i bëri Levizja Vetëvendosje, nëpërmjet një video propaganduese, duket se gjakrat mes palëve janë qetësuar. Ose nuk kane qenë fare në pozicione armiqësore.
Kjo për shkak se sot një ministër i Albin Kurtit ka takuar biznesmenin Shkëlqim Devolli, një prej njerëzve me të urryer gjatë kohës sa kryeministri aktual ishte opozitar i rebeluar.
Por, edhe pse është zhvilluar takimi mes Elbert Krasniqit, ministër i Pushtetit Lokal dhe biznesmenit Devolli, gjatë ditës ka pasur veprime të çuditshme.
Krasniqi në postimin e tij për vizitën që i ka bërë Pejës tregon se ka vizituar disa biznese. Por, nuk e përmend askund që ka takuar shefin e “Devolli Corporation”. Krasniqi ka postuar vetëm fotot nga takimet tjera.
Por, sekretin ia ka zbuluar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai ka publikuar fotot nga secili takim që ka pasur gjate ditës me vizitorin Krasniqi.
Muhaxheri që ishte nikoqir i takimeve nuk ka cekur arsyen se pse është takuar Shkëlqim Devolli e nuk ka zbuluar as çka është biseduar gjatë takimit.
Por, të gjitha takimet i ka emërtuar si “Takime motivuese”.
Krasniqi ende nuk ka folur publikisht se sa motivues ishte për të takimi me njeriun që në të kaluarën ishte kritikuar shumë nga shefi i tij, Albin Kurti.
Ai ka treguar vetëm pak nga takimet që i pati në Pejë. Krasniqi ka shënuar për temat të cilat kanë diskutuar, fabrikat që ka vizituar, muzeun dhe vizitën tek bukuritë natyrore të Pejës.
Foto: Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe biznesmeni Shkelqim Devolli
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Krasniqit:
Me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri, pritëm në vizitë, ambasadoren e në , shkëlqësinë e saj, Tammy Ziv.
Në takim diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik lokal duke pas parasysh mundësitë të cilat i ofrojnë Komunat tona.
Vizituam dy fabrikat e ujit ‘Spirit of Drini’ dhe ‘Ujë Rugove’ të cilat kanë arritur që ujin e shëndetshëm dhe të shijshëm të burimeve ta sjellin në tryezat tona.
Fabrikën e përpunimit të drurit ‘Green House’ nga e cila përpunohet druri dhe ndërtohen projekte duke u bazuar në efiçencë, estetikë dhe teknologji të gjelbër.
Drinin e Bardhë dhe Shpellën e Radacit ‘Bukuroshën e Fjetur’ të cilat janë atraksione turistik dhe disa nga shumë mrekullitë natyrore të Komunës së Pejës.
Muzeun i cili ruan vlerat kulturore, arkeologjike dhe pasqyron historinë e pasur të trashigimisë kulturore përmes artefakteve të ruajtura në Muzen e Pejës.
Qendrën e Turizmit, për të njoftuar ambasadoren Ziv lidhur me guidat turistike, mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar të cilat kanë krijuar kushte dhe shtigje të reja për turistët.