Ministri i Drejtësisë takohet me shefin e EULEX-it – Insajderi
×
Fokus 3

Ministri i Drejtësisë takohet me shefin e EULEX-it

Insajderi
30 September 2020 - 17:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi sot gjatë një takimi me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka pranuar raportin e fundit të këtij misioni për sistemin gjyqësor të Kosovës, i cili së shpejti pritet të lansohet për publikun.

Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë sektoriale për sundim të ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara.

“Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkruan Selimi në një postim në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark