Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

    Insajderi
    08 October 2019 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ishte sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun Gent Cakaj, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

    Pasi konfirmoi qëndrimin e qartë të Autrisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Schallenberg tha se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të jenë një problem për Francën.

    “Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë, ne duam të hapet dritat jeshile për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Situata e azilkërkuesve shqiptarë vazhdon, ne jemi në dijeni. Është një situatë që e prek më pak Autrinë sesa shtetet e tjera anëtare. Është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë”, u shpreh ministri austriak.

    Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj theksoi se “Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim”. Ai tha se Qeveria është “në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro”.

    “Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar për të siguruar votat pro”, u shpreh Cakaj.

    Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret më 18 tetor, në samitin e Këshillit Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark