Insajderi
Lajme

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Njohja e Kosovës është shkelje e integritetit territorial të Serbisë

Insajderi
18 October 2024 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Njohja e Kosovës është shkelje e integritetit territorial të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blana, tha se qëndrimi i Sllovakisë mbetet i paqëndrueshëm, teksa sipas tij, me pavarësinë e Kosovës është shkelur integriteti territorial i Serbisë.

“Kjo është një shkelje e integritetit territorial të Serbisë. Për këtë arsye, Sllovakia, si shumë vende të tjera, nuk e ka njohur Kosovën”, tha ai, shkruan media sllovake Tasr.

Më tej, Blanar tha se Sllovakia e mbështet një dialog intensiv mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij, shteti sllovak kujdeset për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark