Ministri i Kulturës shkarkon Këshillin Drejtues të Ansamblit "Shota" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri i Kulturës shkarkon Këshillin Drejtues të Ansamblit “Shota”

    Insajderi
    12 September 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka mbetur pa Këshill Drejtues, që nga dita e premte, kjo për shkak se ministri Hajrullah Çeku, ka marrë vendim për shkarkimin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për shkarkimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”.

    Riza Bytyçi, Fahredin Spahija, Xhevdet Gashi, Visar Munishi dhe Taibe Selmani, që nga e premtja nuk janë më në drejtim të ansamblit.

    Gazeta Insajderi, e ka siguruar këtë vendim të ministrit Hajrullah Çeku, të cilin e ka marrë me 9 shtator.

    “Shfuqizohet vendimi i datës 22.07.2020 dhe ai i datës 24.06.2020 për emërimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe valleve “Shota”, si dhe plotësimi-ndryshimi i vendimit për zëvendësim të anëtarit të këshillit drejtues të asnamblit “shota” i datës 21.07.2022 dhe me numër protkolli 3241/2022 i datës 25.07.2022”, thuhet në vendim.

    Gazeta po ashtu merr vesh se Këshilli Drejtues, kishte planifikuar që ditën e sotme nga ora 12:00, të mbante një takim për punën e drejtorit të Ansamblit “Shota”, por edhe ky takim është anuluar në momentet e fundit. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark