×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ministri i Kurtit letër Bërnabiqit: Eja të diskutojmë modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave

    Insajderi
    18 February 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, përmes të cilës i ka kërkuar një takim për të diskutuar për çështjen e pakicave.

    Krasniqi thotë se një ftesë e tij për Bërnabiq vjen pas deklaratës së kësaj të fundit se “Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave të pakicave”.

    Ministri kosovar thotë se bazuar në këtë deklaratë po i kërkon një takim të tillë kryeministres serbe në të cilin mund të diskutojnë për modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave që ekziston në  Serbi.

     Njoftimi i plotë:

    Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.

    Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark