Ministri i Mbrojtjes takohet me senatorë amerikanë, falënderon SHBA-të për mbështetjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes takohet me senatorë amerikanë, falënderon SHBA-të për mbështetjen

    Insajderi
    19 November 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim të përbashkët me grupin e Senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen nga New Hampshire, z. Petter Welch nga Vermont dhe z.Mike Rounds nga Dakota e Jugut, ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Siç thuhet në komunikatë ministri Maqedonci fillimisht shprehu mirënjohjen për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të vendit tonë, si dhe i falënderoi senatorët për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës.

    “Ndër temat e diskutuara ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, pas ngjarjeve të sulmit terrorist të datës 24 shtator në Banjskë, me ç’rast ministri Maqedonci i informoi senatorët edhe mbi të gjeturat e dala pas sulmit në fjalë”.

    “Ministri shprehu qëndrimin e Republikës së Kosovës se zgjidhja politike përmes dialogut është opsioni më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të kërkuar përgjegjësi nga akterët destabilizues në rajon”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark