Kazem Finjan, Ministri i Transportit të Irakut, u tha gazetarëve në Maysān – në jug të Irakut, që aeroporti i parë në botë është ndërtuar në atë vend rreth 5000 para erës sonë, raporton The Independent.
Ai tha se sumerët e lashtë, një nga shoqëritë më të vjetra të botës, kanë përdorur aeroportin e parë për eksplorimin e hapësirës dhe madje zbuluan edhe planetin e Plutonit, shkruan Insajderi.
Besohet se Sumerët u vendosën në rajonin historik të Mesopotamisë jugore, tani në jug të Irakut, 5500 vjet para erës sonë, ku ata zhvilluan bujqësinë dhe tregtinë.
Gazeta britanike The Independent raporton se ministri Finjan iu referua punës së profesorit rus dhe ekspertit të qytetërimit sumerë, Samuel Kramer, i cili ka studiuar mitet e krijimit të qytetërimit dhe që ka shkruar në lidhje me zbulimet e sistemit diellor të asaj kohe. /Insajderi.com