×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri kroat qëndron në Prekaz në vizitën e tij të parë si ministër

    Insajderi
    08 March 2016 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizitën e tij të parë si ministër i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic ka vendosur që ta bëjë në Prekaz.

    Ai sot ka qëndruar për vizitë në kompleksin Adem Jashari ku edhe është pritur nga Murat Jashari i cili e shoqëroi delegacionin kroat gjatë tërë kohës sa ata qëndruan ne Prekaz.

    Ministri kroat ishte nën shoqërim edhe të Haki Demollit, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Përmes një njoftimi për media të kësaj ministrie, thuhet se ministri Buljeviq vendosi kurorë  lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz.

    Ministri Buljeviq për pritjen dhe respektin që ju bë nga familja Jashari shprehi falënderime të thella, duke shprehur mirënjohje, nderim dhe respekt për qëndresën dhe sakrificën e madhe që është bërë nga familja Jashari me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

    nulje1

    Displaying 1. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë vendosë kurorë lulesh në KM Adem Jashari në Prekaz.jpgDisplaying 1. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë vendosë kurorë lulesh në KM Adem Jashari në Prekaz.jpgDisplaying 1. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë vendosë kurorë lulesh në KM Adem Jashari në Prekaz.jpgDisplaying 1. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë vendosë kurorë lulesh në KM Adem Jashari në Prekaz.jpgbulje

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark