Ministri Murati bisedon me deputetin britanik për mundësitë e investimeve në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati bisedon me deputetin britanik për mundësitë e investimeve në Kosovë

    Insajderi
    15 March 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, priti në takim Martin Vickers, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe i Dërguar i Veçantë për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor.

    Gjatë takimit, ministri Murati njoftoi Vickers-in për mundësitë e të investuarit në Kosovë duke vënë theks tek prioritetet aktuale të Qeverisë siç janë: investimet në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë.

    Ndër të tjera, ministri Murati përmendi edhe potencialin për investime në fushën e prodhimit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, si katalizator për rritjen e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve.

    “Nga ana e tij, deputeti Vickers përmendi disa nga prioritetet e qeverisë britanike dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në sektorët e energjisë, mjedisit, si dhe ndarjen e njohurive nga organizimi i Lojërave Olimpike, tash që Kosova është përzgjedhur si vend nikoqir për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftimin e MF-së.

    Tutje u bë e ditur se të dyja palët theksuan miqësinë shumëvjeçare të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhduan diskutimin e tyre duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim në projekte të tjera në të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark