Ministri Murati ka një njoftim për ata që kanë humbur familjarin nga COVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati ka një njoftim për ata që kanë humbur familjarin nga COVID-19

    Insajderi
    26 October 2021 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa për grupin e parë për familjet që e kanë humbur familjarin nga virusi Covid-19..

    Murati ka njoftuar se përfitues të kësaj mase janë rreth 500 familje.

    Më tutje ai tha se në vijim do të procesohen edhe aplikacione të tjera.

    “Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera. Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark