Ministri Peci viziton fermerë të komunitetit jo-shumicë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Peci viziton fermerë të komunitetit jo-shumicë

    Insajderi
    28 April 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të dialogut të brendshëm me komunitetet jo-shumicë, sot gjatë ditës vizitoi bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte – Subvencione në vitin e kaluar, pra 2022, e njëherit edhe aplikues për PPD 2023, i cili gjithashtu përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij.

    Me këtë rast, ministri Faton Peci tha se këtë vit presim rritje të numrit të aplikuesve/ përfituesve nga radhët e komuniteteve, duke qenë se Antiq është njëri nga 1800 bujqit nga radhët e komuniteteve.

    “3 milionë Euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”, tha ministri Peci, thuhet në një njoftim nga Ministria e Bujqësisë.

    Nikolla, përveç se profesion, ai përkujdeset me pasion për bletët e tij, ku posedon rreth 100 koshere, ndërsa përveç mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte tjera bio.

    “Ndryshe, në MBPZhR/AZhB jemi në proces të vlerësimit administrativ të aplikacioneve për PPD – Subvencione 2023, ndërsa përkrahja për komunitetet jo-shumicë këtë vit do të jetë më e madhe se 3 milionë Euro”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark