“Nëse kryeministri Albin Kurti ia mësyen barrikadave është një rrugë në drejtim të gabuar që të çon në një skenar katastrofik”.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ndërsa ka shtuar se në atë rast Serbia nuk do t’i presë kolonat e refugjatëve.
“Nuk ka stuhi të re dhe as mars 2004. Nëse dikush mendon se do presim kolonat e refugjatëve në Jarinjë dhe Bërnjak me ujë dhe sanduiçe, atëherë ky është një supozim dhe mendim i gabuar. Nuk do të doja të shihnin atë skenar dhe shpresoj që askush nuk duhet të provojë për të kuptuar se ne jemi të vendosur”, ka deklaruar Vuçeviq, përcjell Insajderi.
Duke folur për atë që do të ndodhë nëse KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, ministri tha se Serbia do të duhet të marrë garanci shtesë se KFOR-i është në gjendje të ruajë paqen për të gjithë qytetarët.
Më tej, ministri serb ka akuzuar Kurtin se dëshiron t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova. Madje sipas tij, ky është qëllimi politik i kryeministrit. /Insajderi