Aleksandër Jabllanoviç, i cili në vitin 2015 mbante postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ishte shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa, për shkak të deklaratave të tij fyese ndaj nënave të Gjakovës, të cilat kishin penguar një grup serbësh që kishin shkuar si pelegrin në janar të 2015-s.
“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi” , kishte deklaruar ish-ministri, Aleksandër Jabllanoviç.
Kjo ngjalli protesta fillimisht të nënave, pastaj edhe të opozitës, të cilat kaluan edhe në konfrontim mes protestuesve dhe policisë.
Protestat zgjatën për disa ditë, derisa kryeministri Mustafa bëri të ditur gjatë një konference të jashtëzakonshme për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviç.
Kjo pak e zbuti situatën në protestë, ku opozita e faturoi këtë si sukses të saj, për shkak të presionit qytetar.
Megjithatë, pasi u bë e madhe çështja e fyerjes së nënave gjakovare, tashmë ish-ministri Jabllanoviç kërkoi falje për deklaratën e tij.
“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të prekura me këtë deklaratë. Mund të jem keqkuptuar, nuk e kam për qëllim të ofendoj askënd”, ka thënë Jabllanoviç.
Kryeministri Mustafa kishte bërë të ditur për shkarkimin e tij në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Prej sot ministri Jabllanpviç më nuk është pjesë e Qeverisë”, kishte thënë kryeministri.
Pas një pauze prej mbi 2 vjet, Jabllanoviç do të jetë pjesë e institucionit më të lartë legjislativ në vend – Kuvend.
Tash e tutje ai do ta udhëheqë Listën Serbe, parti të cilën vetë ai e kishte thelëmuar. Këtë ai e ka konfirmuar për mediet serbe në Kosovë.
“Po, është e vërtetë se unë jam kryetar i Listës Serbe”, ka thënë shkurt Jabllanoviç. Ai do ta zëvendësojë Sllavko Simiqin, i cili deri më tash ishte në krye të kësaj partie.
Partia e tij është në koalicion qeverisës me LDK-në dhe PDK-në./Insjaderi.com
Lexo edhe: RRUGËTIMI I DYSHIMTË I ZONJËS SË PARË DREJT UNIVERSITETIT PUBLIK