Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është shprehur se fitorja e përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen miqësore kundër Ishujve Faroe, i motivon institucionet që të punojnë më shumë në fushën e sportit.
Pas fitores, ai e ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll duke e vlerësuar lart paraqitjen e futbollistëve në ndeshje.
“Fitorja e sontme e Kosovës është një inkurajim për MKRS-në por edhe për institucionet e sportit në përgjithësi të punojnë dhe të angazhohemi e të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare sportive”, ka thënë Shala, thuhet në njoftimin e MKRS-së.