Ministri Sveçla konfirmon se dokumentet për hyrje-dalje nuk po lëshohen më në pikat kufitare  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Sveçla konfirmon se dokumentet për hyrje-dalje nuk po lëshohen më në pikat kufitare 

    Insajderi
    01 September 2022 - 00:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se dokumentet për hyrje-dalje nuk po lëshohen më në pikat kufitare.

    “Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë e Muçibabë. Në Jarinjë ende s’kemi veturë që ka kaluar, por mund të konkludojmë që e kanë ndërprerë lëshimin e hyrje-daljeve”, ka thënë Sveçla, njofton Klankosova.tv

    Ai tha se tani nuk është e nevojshme që të lëshohet dokumenti i hyrje-daljeve për ata që hyjnë në Kosovë.

    Sveçla tha se shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark